Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe zv.drejtori i kombëtares, Samir Ujkani e kanë komentuar shortin e Nations League.
Kosova është shortuar në grupin e dytë të Ligës në Nations League, së bashku me Rumaninë, Qipron dhe me Lituaninë ose Gjibraltarin, shkruan Arbresh.info.
Pas shortit, i pari i FFK-së tha se priten rezultate të mira duke marrë parasysh formën e lojtarëve Kosovar.
“Janë ekipe që i njohim dhe sigurisht që presim rezultate të mira. Duke pasur parasysh formën e futbollistëve dhe suksesin që ata po e tregojnë me ekipet e tyre jam optimist. Shpresoj që atë formë të mirë nga klubet ata ta transferojnë edhe në ekipin kombëtar dhe të dalim triumfues. Besoj në ekipin tonë dhe është mirë që para fillimit të edicionit të Ligës së Kombeve do t’i kemi katër ndeshje miqësore, në të cilat trajneri ynë i ardhshëm do të ketë mundësi ta krijojë ekipin që do të jetë fitues i këtij grupi”.
Ai më tutje foli edhe për sfidën ndaj Rumanisë, ku herën e fundit Kosova në udhëtim pati shumë telashe me zhvillimin e ndeshjes.
“E njohim Rumaninë dhe e dimë si kemi kaluar atje. Por, ne do të fokusoehmi vetëm në ndeshje, gjërat tjera do t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, natyrisht duke e pasur edhe kujdesin e UEFA-s”.
Ndërsa Ujkani e cilësoi si një grup korrekt dhe theksoi se do të punojnë të gjithë së bashku që të dalin të parët në grup.
“Është një grup korrekt. E kemi prap kundërshtare Rumaninë, me të cilën u përballëm së fundmi edhe në kualifikimet për Euro 2024. Po ashtu, edhe Qipro është një Kombëtare me të cilën jemi ndeshur dhe e njohim mirë, ndërsa Lituani/Gjibraltar do ta shikojmë se cila do të jetë pjesë e grupit dhe më pas e analizojmë. Gjithsesi ne duhet të shikojmë vetëm veten dhe të kemi besim tek ekipi. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për suksesin dhe të dalim të parët në këtë grup”, tha Ujkani.
Kosova ndeshjet e Nations League do t’i luaj në muajët shtator, tetor dhe nëntor të këij viti./Arbresh.info/
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...
SHBA do të paguajë gati 116 milionë dollarë për të burgosura...