Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) do ta marrë nën menaxhim stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Për ta marrë nën menaxhim, gjatë javës së ardhshme pritet të nënshkruhet një memorandum ndërmjet MKRS-së, FFK-së, Komunës së Mitrovicës dhe klubit Trepça, që deri tash ka qenë shfrytëzuese e stadiumit, që gjendet buzë lumit Ibër e që është pronë e AKP-së.
Për t’u nënshkruar ky memorandum, që ia bart kompetencat e menaxhimit MKRS-së dhe FFK-së, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla në kompletim të dokumentacionit, shkruan sot Koha Ditore.
Që stadiumi më i madh në vend të bëhet i gatshëm për të plotësuar kërkesat si stadium i kategorisë së dytë, së fundi ka pasur një investim të përbashkët të MKRS-së dhe FFK-së. Federata ndau rreth 600 mijë euro për të rregulluar ndriçimin, kurse MKRS-ja rreth një milion euro për rinovime të tjera. Në fakt, MKRS-ja edhe më herët kishte investuar në stadiumin “Adem Jashari” rreth 740 mijë euro, por për shkak se stadiumi nuk u mirëmbajt ai investim shkoi pothuajse huq.
Në stadiumin “Adem Jashari” planifikohen edhe investime të reja që të jetë i pranueshëm edhe për përfaqësuesen A të Kosovës për ndeshjet e ciklit eliminator të Kampionatit Evropian të vitit 2020.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...