Adea Berisha në histori të boksit kosovar, bëhet gjyqtarja e parë e licencuar

08:51 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Turneu i boksit “Gani Muhaxheri” që u mbajt në Pejë solli një gjë të veçantë, gjyqtaren e parë të licencuar në rajon, Adea Berishën, bënt të ditur Federata e Boksit.

Federata e Boksit thotë se, “Berisha është gjyqtarja e parë e licencuar në boksin profesionist në rajon dhe në histori të boksit kosovar”.

“Adea Berisha ishte ndër 4 gjyqtarët që ndanë drejtësinë të shtunën në palestrën e sporteve Karagaqi në Pejë nën monitorimin zyrtar të Federatës së Boksit Profesionit të Kosovës, boksieri kosovar Armend Xhoxhaj zhvilloi një duel zyrtar në boksin profesionist”, thotë kjo Federatë.

Në këtë ballafaqim Armend Xhoxhaj mori pjesë në kategorinë gjysmë të rëndë (cruiserëeight) ku për kundërshtar kishte boksierin nga Turqia, Fatih Karakus.

“Edhe pse raundi i parë ishte për një nuancë më i mirë bokseri Xhoxhaj, ai ne raundin e dytë filloi furishëm dhe për tri herë radhazi ia deshtë të numërojë kundërshtarin Karakus gjyqtari kryesor në ring Florim Berisha. Me ketë fitore Xhoxhaj hap rrugët drejt sukseseve tjera në karrierën e tij në boksin profesionist”, thotë Federata e Boksit.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme