Adama Traore mbërrin në Barcelonë për testet mjekësore

19:08 | 28 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Adama Traore është rikthyer në Barcelonë dhe po kryen testet mjekësore tek gjiganti katalunas.

Sulmuesi spanjoll ka pranuar rikthimin në Camp Nou duke refuzuar transferimin te Tottenham Hotspur, skuadër që e kërkonte me ngulm.

Barcelona dhe Wolverhampton pas shumë dikustimeve arritën marrëveshje që Adama të kaloj në Camp Nou si huazim, me Barcelonën që ka të drejtë blerje në fund të sezonit.

Anësori këmbëshpejtë tanimë ndodhet në Barcelonë, ku është duke iu nënshtruar testeve mjekësore.

Menjëherë pasi aeroplani ateroi në aeroportin e Barcelonës, Adama është drejtuar në klinikën ku po i nënshtrohet testeve mjekësore.

Momentin që ato i kalon me sukses, Barcelona është gati që ta prezantojë futbollistin e saj më të ri.

Ish-futbollisti i Akademisë së Barcelonës, do të luajë për katalunasit si huazim deri në verë, derisa Barça ka opsionin për ta blerë përfundimisht atë për 30 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme