Adama Traore bëri debutimin e tij për Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen kundër Portugalisë, duke u futur në lojë nga stoli në minutën e 62-të të mërkurën mbrëma.
Nuk bëri pjesë në 11-shën e Luis Enriques, por Adama Traore hyri në lojë në minutën e 62 të mërkurën mbrëma i cili debutoi për kombëtaren e Spanjës.
Sulmuesi i skuadrës angleze Wolves ishte gati për debutim nëntorin e kaluar por një lëndim ia pamundësoi që të debutonte. Më në fund e bëri debutimin duke e zëvendësuar Sergio Busquets kundër Portugalisë.
Adama nëpër të gjitha grupmoshat e kombëtares për të arritur debutimin. Paraqitja e tij e parë ishte me 23 shkurt 2012 në miqësore kundër Gjermanisë për grupmoshat U-16.
Traore është lojtari i 805-të i cili luan për Spanjën, ndërsa i 21-ti që debuton pas Kampionatit Botëror 2018.
24-vjeçari ka shpërthyer në sezonet e fundit te Wolves. Ai ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave, si Barcelona, Aston Villa dhe Middlesbrough.
Me trajnerin Nuno Espirito Santo ai ka shkëlqyer në futbollin anglez, duke i dominuar mbrojtjet në Premierligë dhe duke i treguar aftësitë e tij në të gjitha garat./Gazeta Express/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...