Tjetër lajm i keq vie nga kampi i Manchester United për tifozët e skuadrës.
Sipas raportimeve të fundit të “Daily Record”, raportet mes Jose Mourinho dhe Paul Pogba kanë marrë një kthesë për të keq, transmeton lajmi.net.
Thuhet se portugezi e ka quajtur fituesin e kupës së botës “virus” pas një shkëmbimi të fjalëve në dhomën e zhveshjes.
Kujtojmë se Pogba ka qenë lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga “Old Trafford” tash e sa muaj.
Gjasat për një lëvizje të tillë tashmë rritën pas këtyre fjalëve të “Special One” drejt lojtarit.
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3