AC Milani zbulon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen në Kosovë

13:54 | 9 Gusht 2019
Arbresh Info

AC Milani ka publikuar listën e lojtarëve në dispozicion për ndeshjen kundër FC Feronikelit.

Kampioni i shtatëfishtë evropian përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter ka zbuluar listën prej 24 lojtarëve të thirrur për ndeshjen miqësore në Kosovë, shkruan portali arbresh.info.

Të përfshirë në të janë yjet si Donnarumma, Suso, Piatek, Andre Silva, Paqueta, Rodriguez e Çalhanoglu.

Ndeshja mes gjigantit italian dhe kampionit në fuqi të Kosovës zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:45.

Arbresh.info do t’iu njoftojë në kohë reale në lidhje me çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/


Lista e plotë:

https://twitter.com/acmilan/status/1159787239955718149

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme