FC Feronikeli dhe AC Milani do të përballen këtë mbrëmje (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kampioni i Kosovës do të luaj kundër gjigantit italian dhe takimi është historik marrë parasysh se deri tani nuk ka qenë asnjë skuadër e kalibrit të tillë në Kosovë, shkruan portali arbresh.info.
Por, pak minuta para ndeshjes së madhe, AC Milani përmes një postimi në rrjetin social ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.
“Urime festa e Kurban Bajramit të gjithë atyre që e festojnë në mbarë botën”, shkruan klubi italian në kanalin e tyre në Twitter.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
https://twitter.com/acmilan/status/1160236595557089281
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...