Google ADS

AC Milani shkruan për tërmetin në Shqipëri: Vëllezër e motra qëndroni të fortë

13:53 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

AC Milani ka reaguar në lidhje me tërmet tronditës që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm (e martë).

Klubi i njohur italian ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptar me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter, shkruan portali arbresh.info.

“Në këtë kohë tragjike, mendimet tona shkojnë për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipërinë e goditur nga një tërmet katastrofal. Qëndroni të fortë”, shkruan gjiganti italian.

Postimi në Twitter nga AC Milani

AC Milani aktualisht qëndron në pozitën e 12-të në Serie A pas një tjetër sezoni të filluar me shumë probleme.

Tërmeti në Shqipëri ka lënë të vdekur 16 persona teksa mbi 600 raportohet se janë të lënduar deri tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme