AC Milani pritet të ketë takime me Ibran dhe Fabregasin

13:49 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh Info

AC Milani është i vendosur për të “zhvilluar takime” me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe mesfushorin Cesc Fabregas pasi ish drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, ka nisur punën në San Siro.

Gazidis u largua nga “Topçinjtë” për t’iu bashkuar skuadrës në Serie A gjatë muajit shtator pasi iu ofrua një rritje page prej 1 milionë funta në rolin e njëjtë në Itali, transmeton portali arbresh.info.

54-vjeçari nisi punën e tij të shtunën dhe tashmë ka filluar organizimin e bisedimeve për negociatat në lidhje me shënjestrat për transferim, Ibrahimovicin dhe Fabregas, të paktën kështu besojnë mediat në Itali.

Këtu ka pasur sugjerime që Milani është duke kërkuar të sjellë Ibrahimovicin te klubi që e përfaqësoi nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Gennaro Gattuso nuk ka hedhur poshtë mundësinë për transferimin e sulmuesit pas barazimit 1 me 1 të skuadrës së tij javën e kaluar kundër Lazios.

Ibrahimovic ka shënuar 23 gola dhe ka krijuar shtatë asistime brenda 34 paraqitjeve për skuadrën La Galaxy gjatë sezonit 2017/18.

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas, i cili është në skaje të planeve të trajnerit Maurizio Sarri te skuadra e “Bluve”, është gjithashtu në radarin e gjigantit italian.

Spanjolli nuk ka startuar në asnjë ndeshje të vetme në Premierë Ligë këtë sezon dhe ka bërë 10 paraqitje në përgjithësi./arbesh.info/

Të ngjashme