AC Milani do të luaj sonte (e shtunë) ndeshjen miqësore ndaj FC Feronikelit.
Kampioni i shtatëfishtë evropian ka arritur në Prishtinë këtë pasdite dhe para takimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ata kanë prezantuar trofeun e Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Përveç zyrtarëve dhe 24 lojtarëve të ftuar, së bashku me skuadrën italiane kanë ardhur edhe disa nga legjendat e tyre.
Daniele Massaro dhe Franco Baresi ishin dyshja që prezantuan trofeun e madh evropian para të gjithë tifozëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Qindra tifozë të mbledhur për të parë nga afër yjet e gjigantit në Serie A i ka dhuruar një pritje të shkëlqyer atyre.
Ndeshja miqësore historike fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...