Google ADS

AC Milani ofron 80 milionë për Karim Benzeman

10:37 | 19 Qershor 2018
Arbresh Info

AC Milani raportohet se është i gatshëm për të ofruar 80 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman.

‘Diario Gol’ është duke raportuar që skuadra në Serie A është duke kërkuar nënshkrimin me sulmuesin francez para fillimit të sezonit të ardhshëm dhe ata janë të gatshëm për të paguar 80 milionë euro në mënyrë për të siguruar shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu që lojtari nuk është i dhënë pas transferimit në San Siro dhe do të preferonte më shumë kalimin te PSG apo ndonjë top skuadër në Premierë Ligë.

Benzema ka qenë një lojtar fantastik për ‘Los Blancos’ pavarësisht performancave jo aq të mira gjatë viteve të fundit.

Reprezentuesi francez ka realizuar 193 gola dhe ka krijuar 115 asistime brenda 412 ndeshjeve për gjigantin spanjoll./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme