Google ADS

AC Milani merr tri pikë me autogol kundër Sassuolos

19:55 | 2 Mars 2019
Arbresh Info

Kuqezinjve iu ka mjaftuar autogoli pas vetëm gjysme ore lojë për të rrëmbyer tri pikë kundër Sassuolos.

AC Milani fitoi me rezultat minimal 1 me 0 ndeshjen si nikoqir në San Siro mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër Sassuolos, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti italian kaloi në epërsi derisa po zhvillohej minuta e 35′ e ndeshjes së xhiros së 26-të në Serie A.

Edhe pse në shikim të parë goli dukej se ishte shënuar nga mbrojtësi Mateo Musacchio, më vonë u vërtetua me anë të teknologjisë se topi hyri në rrjetë nga Pol Lirola, i cili bëri pa dashje prekjen e fundit.

Me këtë fitore, AC Milani kalon në pozitën e tretë duke lënë pas Interin me vetëm një pikë, ndërsa Sassuolo vazhdon qëndrimin në pozitën e 11-të me 31 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme