Google ADS

AC Milani kryen përforcimin e tretë?

23:56 | 4 Korrik 2019
Arbresh Info

Gjiganti në Serie A, AC Milani tani ka rënë dakord për të nënshkruar me mesfushorin e Empolit, Ismael Bennacer.

Bennacer është përfolur për kalim te një numër i madh klubesh – përfshirë Napolin e Fiorentinan, por “Rossonerët” tani duket se kanë arritur një marrëveshje për algjerianin, transmeton portali arbresh.info.

Calciomercato raporton se një marrëveshje është arritur mes Empolit dhe Milanit, i cili do të paguaj 16 milionë plus një milionë bonuse për mesfushorin.

Ish lojtari i Arsenalit është i gatshëm për të nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare dhe është shumë i entuziazmuar për të luajtur në San Siro sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja është arritur pas një takimi mes dy klubeve dhe ky pritet të jetë përforcimi i tretë i Milanit këtë verë.

Ai ka bërë 37 paraqitje sezonin e kaluar duke krijuar pesë asistime./arbresh.info/

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1146887782121574401

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme