Drejtori i ri sportiv te AC Milani, Leonardo ka hedhur poshtë spekulimet se Antonio Conte do të zëvendësojë Gennaro Gattuson në San Siro.
Gattuso ka nënshkruar kontratë tri vjeçare në muajin prill dhe ka dërguar gjigantin italian në pozitën e gjashtë në Serie A sezonin e fundit, transmeton portali arbresh.info. Por, emërimi i Leonardos ka ngjallur spekulime që një ndryshim mund të bëhet dhe Conte, i shkarkuar së fundmi nga Chelsea, është shfaqur si një kandidatë për të marrë detyrën në Milan.
Megjithatë, Leonardo ka hedhur poshtë këto spekulime në lidhje me ish trajnerin e Juventusit dhe trajnerin e Italisë.
“Pikëpamja ime është ndarë me klubin, Gattuso ishte i pari që u konfirmua, kjo as nuk është diskutuar”, ka thanë Leonardo.
“Është normale që kjo të ndodhë kur trajner të mrekullueshëm janë në dispozicion, por askush nga ne nuk ka folur për Conten. Gattuso është rritur si një trajner, ai është një njeri i Milanit dhe ne do të vazhdojmë kështu”
Gattuso u emërua në pozitën e trajnerit te Milani në vitin 2017./arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...