AC Milani ka humbur pikë edhe në ndeshjen kundër Torinos mbrëmjen e sotme (e enjte).
Gjiganti italian është mposhtur me përmbysje me rezultat 2 me 1 në takimin si mysafirë në stadiumin Olimpico Grande Torino në kuadër të xhiros së pestë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
“Rossonerët” siguruan avantazh minimal për 0 me 1 me anë të sulmuesit Krzysztof Piatek që u tregua i saktë me goditjen nga pika e bardhë në minutën e 19′ të ndeshjes.
Por e gjithë puna e mirë e skuadrës së Marco Giampaolos u shua pas 72 minutave lojë kur Andrea Belotti në një kundërsulm barazoi gjithçka duke shënuar për 1 me 1 para se të realizonte sërish katër minuta më vonë golin e përmbysjes për 2 me 1 me gërshërë.
Torino tani ka nëntë pikë dhe gjendet në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa AC Milani gjendet në pozitën e dhjetë me vetëm gjashtë pikë./arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel