AC Milan rezulton negativ në testin e koronavirusit

20:15 | 20 Maj 2020
Arbresh Info

Asnjë pjesëtarë i AC Milan-it nuk ka rezultuar në testimet e para për koronavirus.

Skuadra italiane ka vazhduar normalisht me stërvitjet, derisa kanë bërë disa testime, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, sipas Sky Sport Italia, të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ, ndërsa nesër do testohen sërish.

Nëse përsëri asnjë nuk rezulton pozitiv, atëherë “Rosonerët” të premten mund t’i rikthehen stërvitjeve grupore.

Paolo Maldini dhe djali i tij Daniele, para dy muajve rezultuan pozitiv, por janë shëruar plotësisht./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme