Google ADS

AC Milan pëson humbjen e dytë radhazi

17:07 | 28 Nëntor 2021
KRG

klubi italian, AC Milan ka pësuar humbjen e tyre të dytë radhazi sot në ndeshjen kundër Sassuolos, ndeshje kjo e cila ishte në kuadër të Serie A.

“Kuqezinjtë” pësuan humbje me rezultat 1-3 në kuadër të xhiros së 14-të  të ligës.

Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar Theo Hernandez në minutën e 21-të, duke i dhënë epërsinë Milanit.

Por, pas tre minutat lojë, Scamacca barzao rezultatin.

Ndërsa në minutën e 33-të pas një gabimi te madh nga Simone Kjaer, i cili shënojë autogol, ia dha epërsinë mysafirëve.

Në minutën e 66-të, Sassuolo shënojë edhe golin e tretë të tyre, ku autor i golit ishte Berardi.

Pas kësaj ndeshje, Milani renditet në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Sassuolo ngritët në vendin e 12-të me 18 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme