Google ADS

AC Milan në negociata të avancuara me yllin e Celtic

09:14 | 11 Maj 2020
Arbresh Info

Milan është në negociata të avancuara me mbrojtësin e Celtic, Krstoffer Ajer, i cili kërkohet edhe nga Leicester City.

22-vjeçari ka shkëlqyer për Celtic gjatë këtij sezoni dhe kjo ka bërë të fitojë vëmendjen e “Rosonerëve”, të cilët kanë synim të përforcojnë mbrojtjen, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se Milan është në bisedime me agjentin e lojtarit, Tore Pedersen, i cili i ka siguruar klubit italian se Ajer nuk do e rinovojë kontratën me Celtic.

Ekziston mundësia e madhe që norvegjezi të transferohet në verën e ardhshme në “San Siro”, por Ajer duhet të refuzojë mundësinë t’i bashkohet Leicester City-t të Brendan Rodgers, me të cilin ka punuar më herët.

Ajer këtë sezon ka bërë 45 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tri herë dhe bërë dy asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme