AC Milan-i vazhdon me serinë pozitive, triumfon ndaj Spezia-s

19:55 | 4 Tetor 2020
Arbresh Info

AC Milan-i ka arkëtuar tri pikë në shtëpi duke mposhtur Spezia-n me rezultat 2 – 0.

“Rosonerët” vazhduan me serinë pozitive, derisa humbja e fundit ishte në muajin mars, pra janë plotë 22 të pamposhtur, shkruan portali arbresh.info.

Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat kishin disa raste të bukura, por assesi s’ia dolën t’i konkretizojnë në mënyrë që të shkojnë në pushim me rezultat pozitiv.

Fitoren, vendasit e siguruan gjatë 45-minutëshit të dytë duke shënuar tri herë.

Rafael Leao në minutën e 57-të zhbllokoi rezultatin pas harkimit të bukur nga ana e Çalhanoglut.

Hernandez ‘rrëmbejë’ një top të bukur dhe i vetëm arriti të shënojë duke dyfishuar shifrat (76′).

Kurse, pas dy minutave ishte përsëri portugezi që vulosi fitoren.

Pas kësaj fitore, Milan-i renditët në pozitën e dytë me nëntë pikë, derisa Spezia qëndron në të 15-tin me tri pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/Capetok_/status/1312807363238297601

https://twitter.com/Info4_Milanisti/status/1312810211464286214

https://twitter.com/ACMReports/status/1312810068862173184

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme