AC Milan-i do takohet me reprezentuesit e Hakan Çalhanoglu-t që të rinovojë kontratën me turkun.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ka pasur takim në javët e fundit dhe “Rosonerët” ofruan kontratë të re me vlerë tre milionë euro për sezon, transmeton portali arbresh.info.
Çalhanoglu nuk ishte i kënaqur nga oferta dhe kontrata momentale ka bërë të këtë vëmendjen e klubeve nga Spanja dhe Anglia.
Kontrata e 26-vjeçarit skadon në qershorin e vitit 2021 dhe ndër destinacionet e mundshme është edhe Manchester United-i.
Çalhanoglu në muajt e fundit ka përformuar në mënyrë të shkëlqyer dhe klubet e mëdha janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë luksoze për pesë vitet e ardhshme.
Sidoqoftë, në nëntor Milan-i do ritakohet me agjentin dhe prioritet është rinovimi i kontratës./arbresh.info.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...