AC Milan fillon edicionin e ri në Serie A me fitore ndaj Bologna-s

22:49 | 21 Gusht 2023
KRG

Milani e ka nisur sezonin 2023/24 në Serie A me fitore komode në udhëtim te Bologna.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me golin e Olivier Giroud, që u asistua prej Reujnders.

Vetëm 11 minuta kaluan nga goli i parë dhe Milani dyfishoi epërsinë, tani me anë të Christian Pulisic që debutoi me gol në elitën e futbollit italian, me Giroud që ishte asistuesi.

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dytë ishin të varfër për nga pjesa e golave.

Rastin më serioz në këtë pjesë e pati Dan Ndoye (60′) i Bolognas, por që goditja e tij përfundoi jashtë.

Milani tregoi në këtë ndeshje se kanë një skuadër me shumë cilësi dhe do të synojnë për Scudetto, por që ka ende nevojë për komponim mes lojtarëve.

Milani mori tri pikët e para qysh në ndeshjen e parë, ndërsa në xhiron e dytë do të kenë punë me Torinon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme