Google ADS

AC Milan fillon bisedimet me Chelsean për Lukakun

21:06 | 24 Qershor 2023
Orgesa Haziri

AC Milan ka zhvilluar bisedime me Chelsean dhe Romelu Lukaku për një marrëveshje të mundshme për sulmuesin.

Milani është i përgatitur të paguajë 40 milionë euro që Chelsea dëshiron për Lukakun, një shifër që Interi nuk mund ta përballojë duke pasur parasysh gjendjen e tyre financiare, raporton La Gazzetta dello Sport.

Megjithatë, Lukaku dëshiron të mbetet në Inter dhe nuk dëshiron të veshë fanellën e rivalëve të qytetit sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Al-Hilal po përpiqet ta josh atë në Arabinë Saudite dhe i kanë ofruar 30 milionë euro (26 milionë £/32 milionë dollarë) në sezon.

Milani do të përdorë disa nga paratë e fituara nga shitja e Sandro Tonalit te Newcastle dhe do të ridrejtojë drejt sjelljes së Lukakut në anën kuqezi të qytetit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme