AC Milan – Empoli, statistika shqetësuese për nikoqirët para ndeshjes

17:40 | 22 Shkurt 2019
Arbresh Info

AC Milani është aktualisht në formë të shkëlqyer për shkak se ka arritur të mposhtë si mysafirë skuadrën e Atalantas me rezultat bindës.

Por, rivali i sotëm (e premte) është Empoli dhe kjo ndeshje nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë për tu kaluar me sukses nga skuadra e Gennaro Gattusos që ka pasur probleme në të kaluarën ndaj tyre, transmeton portali arbresh.info.

Në fakt, ata janë pa fitore në dy përballjet e fundit kundër Empolit në kuadër të kampionatit italian (një barazim dhe një humbje).

Përveç kësaj, Milani ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi kundër tyre (një barazim dhe dy humbje).

Sidoqoftë, ata nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë tri ndeshje radhazi kundër tyre në Serie A.

Takimi i sotëm mes tyre fillon në ora 20:30./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme