AC Milani është afër marrëveshjes me portierin e Napolit, Pepe Reina.
Reina, i cili do të mbetet pa kontratë në muajin qershor, ka vendosur të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Mediat në Itali pretendojnë se Milani është afër marrëveshje me reprezentuesin e Spanjës që tashmë ka vendosur për të mos vazhduar kontratën e tij me klubin aktual.
Përveç Reinas, mbrojtësi i Sampdorias, Ivan Strinic, pritet t’i bashkohet AC Milanit gjithashtu.
Ndërkohë, arritja e Reinas pritet të jetë zgjedhje e situatës së Gianluigi Donnarumas te “Rossonerët” pas vendimit të tij për transferim në Paris Saint Germain./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’