AC Milani ka regjistruar fitore të thellë me rezultat 3 me 0 edhe kundër Empolit.
Kuqezinjtë mposhtën bindshëm mysafirët e sotëm në Giuseppe Meazza duke siguruar tri pikë të plota për të përforcuar pozitën e katërt në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Anësori Samu Castillejo është lojtari i kësaj ndeshje me një asistim dhe golin e fundit të shënuar për skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Gennaro Gattuso. Me një përqindje të lartë të pasimeve të sakta (85%), dy driblime dhe tri duele ajrore të fituara, 24-vjeçari është vlerësuar me notën 9.6.
Lartë te skuadra nikoqire janë vlerësuar edhe Kessie (7.9), Calhanoglu (7.9), Conti (7.7), Piatek (7.7) dhe Romagnoli (7.6).
Futbollisti shqiptar Frederic Veseli është lojtari me notën më të dobët të ndeshjes (5.7)./arbresh.info/
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë