Amir Abrashi është njëri nga futbollistët më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë në vitet e fundit.
Mesfushori gjakovar ka folur fillimisht për skuadrën e tij Freiburg ku ka luajtur disa ndeshje pas rikthimit nga lëndimi.
“Kam nisur të luaj me Freiburg, në fund të sezonit kam ndier pak lodhje, por kam pasur pak ditë për pushim. Të shohim tani çfarë forme kam. Po të mos isha gati, nuk do isha këtu. Do jap gjithçka për ekipin, gjithçka është në dorën e trajnerit”.
Tutje numri 22 i Kombëtares së Shqipërisë ka folur edhe për ecurit e kuqezinjve në muajt e fundit.
“Kemi bërë shumë gabime, kemi marrë rezultate të mira e të këqija, tani kemi një trajner të ri dhe duam ta nisim mbarë me të”, tha Abrashi që nuk deshi të bëjë krahasime mes Panuccit dhe Rejas.
“Nuk i krahasoj trajnerët, secili ka filozofinë e vet dhe rezultatet flasin vetë për ta”.
Krejt në fund mesfushori i kuqezinjve tha se Kombëtarja duhet të jetë e bashkuar.
“Shumë rëndësi ka që ekipi të qëndrojë sa më i bashkuar. Edhe kush nuk luan duhet të jetë gati për ekipin, pa qenë nervoz askush nëse nuk luan. Duhet dhënë zemra në fushë e në stërvitje, duke vrapuar pa fund”, tha Abrashi.
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...