Google ADS

Abrashi e Kaçe optimistë për dy sfidat e ardhshme të Shqipërisë

19:45 | 2 Qershor 2017
Arbresh Info

Kombëtarja shqiptare ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Luksemburgun dhe atë me Izraelin për Eliminatoret e Botërorit 2018. Në dispozicion të trajnerit De Biasi është edhe Ergys Kaçe, për të cilin ky është një rikthim në kombëtare pas një periudhe të gjatë.

“Nuk isha në gjendje shumë të mirë pas kalimit nga Greqia në Çeki. Por tani jam i lumtur që jam sërish pjesë e skuadrës kombëtare”, shprehet Ergys Kaçe.

Në Eliminatoret e Botërorit 2018, Kombëtarja shqiptare nuk po shfaqet si dikur, por Kaçe shprehu besimin se gjithçka do të kthehet si më parë për të konfirmuar se synimi i kësaj skuadre është të shkojë në Rusi.

“Nuk jemi shfaqur shumë mirë, por përsëri kemi bërë ndeshje shumë të mira. Besoj se momentet pozitive do të kthehen sërish”, thotë Kaçe.

Ndërsa Amir Abrashi foli më konkretisht për dy sfidat që presin kombëtaren duke theksuar se një fitore ndaj Luksemburgut do t’i shërbejë shumë për atë ndaj Izraelit, transmeton tch.

“Nuk kemi ardhur në Luksemburg për shëtitje. Duam të fitojmë këtë ndeshje për të fituar besimin për sfidën me Izraeli, ndaj të cilit do të kërkojmë të marrim pikët”, thotë Abrashi.

https://www.youtube.com/watch?v=J8VgKOuOxIA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme