Abramovich niset për në Turqi për të finalizuar shitjen e Chelseat

14:07 | 5 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Milarderi rus, Roman Abramovich raportohet se është nisur drejt Turqisë për të finalizuar shitjen e Chelseat.

Ai ditë më parë konfirmoi se po i ndanë rrugët me klubin nga Londra pas afro 20 vitesh menaxhimi.

Sipas “Daily Mail” Abramovich tani është nisur drejt Turqisë për të nënshkruan kontratat me biznesmenin turk, Muhsin Bayrak.

Biznesmeni turk Muhsin Bayrak ka bërë të ditur se është afër blerjes së Chelseat nga Abramovich dhe se aktualisht janë në një fazë ku i mbetet vetëm të nënshkruajnë kontrata.

Bayrak është president i AG Holding Group, ndërsa merret me energji, ndërtim, turizëm dhe detari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme