Roman Abramovich ditë më parë është larguar nga skuadra angleze Chelsea, duke ia dorëzuar fondacionit bamirës udhëheqjen e klubit.
Por pronari miliarder i klubit londinez ka marrë një mision shumë më të madh, pasi është duke u mundur të gjej një marrëveshje mes dy vendeve Ukrainës dhe Rusisë që janë në luftë.
Miliarderi ruso-izraelit Roman Abramovich, me kërkesë të Ukrainës, ndodhet në Bjellorusi për të ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës , si pjesë e një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në vazhdim.
Mediumi izraelit The Jerusalem Post raporton se Abramovichit iu kërkua nga ukrainasit që të ndihmonte në mundësimin e bisedimeve dhe ai tanimë ka udhëtuar në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime mes palëve.
Delegacionet e dy shteteve kanë mbërritur në qytetin Gomel në Bjellorusi për të filluar bisedimet për një marrëveshje.
Nga ana tjetër Abramovich ka lidhje të ngushta me kominutetet hebreje në Ukrainë dhe Rusi. Gjithashtu pronari i Chelseat është një njeri shumë i besuar i presidentit rus Aleksander Putin.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...