Tammy Abraham që nuk po ka hapësira si parë te Roma, sipas Sky Sport Italia, ai mund të kthehet në Ligën Premier gjatë verës, pasi klube si Chelsea, Manchester United ose Aston Villa po e vëzhgojnë nga afër.
Reprezentuesi anglez ka shënuar shtatë gola në 38 paraqitje me Giallorossët këtë sezon dhe ka luajtur vetëm në tre nga shtatë ndeshjet e fundit të Serie A.
Gazetari i Sky Sport Italia, Angelo Mangiante, pretendon se produkti i akademisë së Chelseat ‘ka gjasa të kthehet në Ligën Premier në fund të sezonit, kështu që Jose Mourinho pret një zëvendësues të njohur në “Stadio Olimpico”.
Pra, cili mund të jetë destinacioni tjetër i Abrahamit në Angli? Chelsea ka një opsion për të blerë 80 milionë euro, që do të thotë gjithashtu se Roma duhet të informojë Blutë nëse marrin oferta nga klube të tjera, shkruan telegrafi.
Së fundmi skautët e Manchester United e kanë parë 25-vjeçarin në aksion kohët e fundit dhe janë ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e tij.
Chelsea nuk ka gjasa të aktivizojë opsionin e tyre, por do të pranonte ta kthente për një shumë më të ulët.
Përveç Man Utd edhe Aston Villa ka shprehur interesim për sulmuesin anglez.
Oferta e Aston Villas i është afruar asaj që kërkon Roma, e cila, megjithatë, nuk dëshiron të shesë për më pak se 75 milionë euro.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë