Chelsea ka gjetur fitoren pas tri xhirove në Premierë Ligë.
Frank Lampard ka regjistruar tri pikë në Premierë Ligë si trajner i “Bluve” për herë të parë këtë sezon në takimin si mysafirë kundër Norwich City, shkruan portali arbresh.info.
Në një ndeshje me një fillim të “zjarrtë” në “Carrow Road”, brenda vetëm gjysmë ore lojë u shënuan katër gola por rezultati mes tyre ishte i barabartë.
Tammy Abraham zhbllokoi shifrat pas tre minutave lojë para se nikoqirët të përgjigjeshin menjëherë me anë të Todd Cantwell tre minuta më vonë.
Mason Mount ktheu në avantazh gjigantin londinez, por Teemu Pukki tregoi edhe një herë formën e tij duke shënuar golin e pestë për të barazuar rekordin brenda tri ndeshjeve dhe për 2 me 2 ndaj Chelseas.
Goli i fitores u realizua nga talenti 21-vjeçar Tammy Abraham në pjesën e dytë të ndeshjes (68′).
Chelsea tani ka katër pikë dhe qëndron në pozitën e dhjetë, ndërsa Norwich City qëndron në pozitën e 13-të me një pikë më pak./arbresh.info/
Golat e ndeshjes:
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...