Sekretari teknik i Barcelonës, Eric Abidal ka folur për lojtarin e prezantuar sot (e martë) nga Barcelona – Kevin Prince Boateng.
“Ne jemi të lumtur që kemi nënshkruar me të”, ka thënë fillimisht Abidal, transmeton portali arbresh.info.
“Ne ishim në kërkim të një lojtari me eksperiencë që mund të përballet me peshën e ndeshjeve tona. Ai ka shumë eksperiencë, ai do të na ndihmojë për të fituar trofe”
“Boateng ka shumë personalitet dhe kjo është pikërisht ajo që ne kemi pasur nevojë. Kur shitëm Munirin, ne menjëherë thirrëm Boatengun dhe agjentin e tij. Ne duam një lojtar që nuk ka probleme të përshtatet. Ne kemi menduar për shumë lojtarë dhe ne menduam në fund që Baoteng është i duhuri për ne”
Gazetarët e kanë pyetur atë edhe për ndonjë zhvillim në lidhje me talentin e Ajaxit, Frankie de Jong, i cili është shënjestër e Barcelonës dhe PSG.
“Ju nuk duhet të më pyesni mua, ne e duam atë dhe kjo është e qartë por ne duhet të presim. Nuk mund të them diçka tjetër”./arbresh.info/
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet