Google ADS

Aston Villa pajtohen me shumën e kërkuar për mbrojtësin e Everton, Lucas Digne

12:15 | 12 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Largimi i Lucas Digne nga Everton duket se po afrohet pasi Aston Villa bëri një hap të madh drejt nënshkrimit të mbrojtësit të mërkurën.

Sipas një raporti nga “Sky Sports’, të dy klubet kanë marrëveshje për një tarifë e cila kap vlerën e 25 milionë funte për lojtarin.

Me rritjen e shpejtësisë së gjërave, raporti gjithashtu pretendon se Digne do t’I nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Birmingham më vonë sot dhe kushtet personale mes klubit dhe lojtarit do të kryen së shpejti.

Nëse marrëveshja përfundon, Aston Villa do të ketë mposhtur Chelsan dhe Newcastle për nënshkrimin e 28-vjeçarit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme