Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, i cili është përfolur shumë për transferim te klubet si Liverpooli, Manchester United dhe madje edhe te Tottenhami, thotë se nuk do të largohet nga “Topçinjtë” në janar.
Kontrata e Ramseyt në Emirates do të skadojë në fund të sezonit dhe uellsiani thotë ajo do të jetë koha kur ai do të largohet nga Arsenali, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton, ‘Independent’, kur e ka pyetur lojtarin nëse do të qëndrojë në Arsenal gjatë gjithë sezonit 2018/19, Ramsey ka thënë:
“Sigurisht, po. Unë kam kontratë me Arsenalin dhe do të jap më të mirën tani këtë sezon dhe do të përpiqem për të arritur diçka të veçantë”
Ramsey shpjegoi tutje se ai ka menduar se ishte afër për të nënshkruar një marrëveshje të re, por klubi ndryshoi mendjen e tyre, gjë që do të thotë se ai do të jetë një agjent i lirë.
“Gjithçka kishte shkuar mirë me klubin. Ne menduam se ne ishim në një pozitë ku kishim arritur një marrëveshje, por kjo nuk ndodhi. Ky është vendimi që ata kanë marrë dhe këto gjëra ndodhin në futboll. Pra, unë do të vazhdoj të luaj futbollin tim dhe do të jam më të mirën për Arsenalin këtë sezon dhe do të t’i lë gjithçka klubit tani”
Liverpooli është favorit për të nënshkruar me uellsianin, por ata do të përballen në këtë garë me Manchester United dhe disa skuadra në Serie A, por duket se të gjitha palët e interesuara duhen të presin deri gjatë verës për të marrë lojtarin./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...