A po largohet Khabib nga UFC? Dana White jep deklaratë zyrtare!

12:05 | 17 Tetor 2018
Arbresh.info

Dana White është deklaruar rreth mundësisë që Khabib Nurmagomedov të largoher nga UFC.

Kreu i UFC-së, Dana White ka thënë se nuk ka asnjë shans që Khabib Nurmagomedov të largohet nga sporti luftarak.

“Ne jemi mirë me Khabib, ai do të qëndroj, gjërat do të funksionojnë”, ka thënë Dana Wihte për TMZ Sport, përcjell “lajmi.net”.

Khabib kishte kërcënuar se ai do të largohej nga UFC, duke bërë edhe një postim në Instagram, nëse e largojnë shokun e tij të ngushtë, Zubaira Tukhugov.

“Nëse ju vendosni ta largoni atë, duhet të mendoni se do më humbisni edhe mua”, ka shkruar Khabib.

Por, Wihte bëri me dije se nuk ka asnjë problem me boksierin rus, duke bërë thirrje se ajo ka ndodhu para më shumë se një javë dhe është vetëm biznes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme