Google ADS

A po kthehet Milani i madh? Kanë marrë shumë më shumë pikë se Interi dhe Juventusi në vitin 2020

15:13 | 10 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Milani i Stefano Piolit, i ka surprizuar të gjithë, me paraqitjet e bëra këtë sezon, teksa kryeson Serinë A me diferencën +5 pikë nga ndjekësit më të afërt të Interit.

Ndërkohë së fundmi, teksa po i afrohemi mbylljes së vitit 2020, mediat italiane kanë publikuar edhe renditjen për sa i përket një viti të plotë kalendarik, pra atij 2020, duke filluar që nga janari, deri tani në dhjetor.

Kuqezinjtë dominojnë këtë renditje speciale me një epërsi të frikshme prej plot 10 pikësh nga Interi, Juventusi dhe Atalanta që ka një ndeshje më pak.

RENDITJA E VITIT KALENDARIK 2020:

MILAN 71 pikë
INTER 61
ATALANTA 61 (një ndeshje më pak)
JUVENTUS 61
NAPOLI 59
LACIO 59 (një ndeshje më shumë)
ROMA 53
SASUOLO 51

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme