Google ADS

A pajtoheni me këtë deklaratë të Ronaldinhos?

15:27 | 13 Shkurt 2017
Arbresh.info

Legjenda e futbollit brazilian beson në aftësitë e talentit të Manchester Cityt.

Ronaldinho është i bindur që Gabriel Jesus një ditë do të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

Super talenti që në janar është transferuar te Manchester City nga skuadra e Palmeiras ka shfaqur menjëherë potencialin e tij, ndonëse është ende vetëm 19-vjeçar dhe sipas Ronaldinhos ai shumë shpejt do ta kalojë edhe Lionel Messin,

“City ka marrë një futbollist special, siç është Gabriel Jesus”, ka thënë Ronaldinho për Mirror.

“Në të ardhmen ai do të bëhet më i miri në botë. Momentalisht ky epitet i takon Messit, por e ardhmja do të flasë për të”.

“Gabriel është vetëm 19-vjeçar dhe ka të cilësitë e duhura që të arrijë majat e futbollit”, ka theksuar Ronaldinho.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme