Në fundin e vitit 2019-të, Shqipëria u ballafaqua me një ngjarje tragjike.
Tërmeti i rëndë që ndodhi prishi shumë shtëpi, la shumë persona të lënduar, por edhe pa të afërmit e tyre.
Dy fëmijë arritën të shpëtojnë të gjallë duke kërcyer nga dritarja e shtëpisë së tyre, e po këtyre fëmijëve kryeministri shqiptar, Edi Rama u mundësoi takim me Cristiano Ronaldon dhe Gianluiggi Buffon.
Ky takim u përfol aq shumë saqë u quajt edhe si një blerje. Por si qëndron e vërteta?! Në emisionin “Pasó” gjatë një interviste për Top Albania Radio, ishte i ftuar vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, i cili ka sqaruar gjithçka rreth këtij takimi.
“Për çudi nuk e kam lexuar fare këtë ‘blerës’ dhe nuk është aspak e vërtetë. Është thjesht një takim i organizuar nga miqtë e tim vëllai tek Juventusi dhe Lazio gjithashtu sepse ka edhe Igli një rol në këtë pjesë. Me thënë të drejtën nuk e kam pyetur, di që nga ai takim mua më ka ardhur një fanellë e Cristiano Ronaldos me firmë edhe kaq.”/Arbresh.info/
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA
Berisha: Pranimi i Pecit për dhënien e grantit, e bën edhe m...