Liverpooli përballet me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme (e shtunë), por a mund të mposhtë dikush Lionel Messin kur bëhet fjalë për golashënuesin më të mirë të këtij kompeticioni?
Liverpooli dhe Tottenhami do të përballen kokë me kokë në Madrid në finalen e parë angleze në UEFA Ligë të Kampionëve që nga viti 2008, transmeton portali arbresh.info.
Por, edhe pse njëra skuadër do të largohet me trofeun e famshëm, nuk pritet që Këpuca e Artë do të shkoj për ndonjë yll të Liverpoolit ose Tottenhamit.
Lionel Messi aktualisht është lider kur bëhet fjalë për golat këtë vit në këtë kompeticion.
Ylli i Barcelonës ka shënuar 12 herë në këtë edicion ku gjiganti në La Liga ka arritur në gjysmëfinale.
Messi është me katër gola para yllit të Bayern Munichut, Robert Lewandowskit, dhe dy para Cristiano Ronaldos.
Sulmuesit e Tottenhamit, Harry Kane dhe Lucas Moura janë të dy me nga pesë gola.
Yjet e Liverpoolit, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah kanë shënuar të gjithë nga katër gola – ngjashëm si Son Heung-Mini i Tottenhamit.
Pra, Lionel Messi ka të garantuar Këpucën e Artë të gjashtë në Ligë të Kampionëve dhe të parën që nga sezoni 2014/15./arbresh.info/
Top golashënuesit në Ligë të Kampionëve:
=14. Bernardo Silva, Man City – 4 gola
=14. Son Heung-min, Tottenham – 4 gola
=14. Roberto Firmino, Liverpool – 4 gola
=14. Mohamed Salah, Liverpool – 4 gola
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...