A mund të luajnë Neymar dhe Ronaldo së bashku? Përgjigjet Zidane

15:52 | 11 Maj 2018
Arbresh Info

Gjatë konferencës para ndeshjes kundër Celta Vigos, trajneri Zinedine Zidane është dashur t’i përgjigjet disa pyetjeve rreth Neymarin, përfshirë nëse lojtari mund të luaj së bashku me Cristiano Ronaldon.

Trajneri i Real Madridit ka folur rreth një eksperience personale kur është pyetur rreth kësaj çështje, transmeton portali arbresh.info.

“Njerëzit e mirë kanë afinitet”, u ka thënë ai gazetarëve.

“I përshtatshëm me Ronaldon? Lojtarët e mirë janë gjithmonë të përshtatshëm.

“Ata më kanë thënë mua se nuk mund të luaj me Djorkaeff dhe nuk e di çfarë ka ndodhur jashtë fushe, por aty kishte afinitet në të”

Neymar vazhdon të raportohet vazhdimisht se largimi i tij nga PSG për transferim te ‘Los Blancos’ mund të ndodhë gjatë verës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme