Është e sigurt të thuhet se karriera e Eden Hazard në Real Madrid nuk ka funksionuar saktësisht deri më tani.
Sulmuesit belg u transferua verën e vitit 2019 në “Santiago Bernabeu”, por nuk ka arritur të përsërisë shifrat e arritur me Chelsean.
Hazard shënoi 110 gola dhe 92 asistime në 352 paraqitje me Chelsean. Por, me “Los Blancos” ai ka kontribuar vetëm me pesë gola dhe nëntë asistime në 54 paraqitje.
Forma e mirë në të cilën po kalon Vincius Junior deri tani, ka bërë që 30-vjeçari të mos ketë vend në formacionin startues dhe të mendoj seriozisht largimin nga skuadra madriliene.
Nga ana tjetër, ai nuk duket si i preferuari i Carlo Ancelottit, i cili ka thënë se preferon të startoj me lojtarë tjerë para belgut.
Sipas raportimeve të fundit nga media spanjolle dhe angleze, thuhet se ai është i lidhur me një kalim te Newcastle United, skuadër kjo që para disa javësh u bë me pronarë të rinjë nga Arabia Saudite.
Por, një gjë të tillë e mohon eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano në një intervistë për “Football Espana” ku tha se një lëvizje e tillë nuk ka gjasa të ndodhë së paku deri në verë.
Eden Hazard u transferua në Real Madrid në verën e vitit 2019 për 100 milionë euro./Arbresh.info
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...