Google ADS

A kishte klan kundër Mourinhos? Ylli i Romës më në fund përgjigjet direkt

16:34 | 30 Mars 2024
E.K

Jose Mourinho u shkarkua nga Roma derisa në Itali vazhdojnë të shkruajnë për këtë edhe pas tre muajve të kaluara.

Në mediat italiane u raportua se ishte një klan i futbollistëve të Romës që dolën kundër trajnerit portugez dhe pastaj klubi vendosi për shkarkimin e tij.

Mesfushori italian ka thënë se çdo gjë që është shkruar ka qenë e pavërtetë dhe se nuk kishte asnjë klan anti-Mourinho te skuadra kryeqytetase italiane.

“Nuk ka pasur asnjë klan anti-Mourinho te Roma. Janë të gjitha të pavërteta. Ne mësuam për shkarkimin e tij vetëm mëngjesin e ditës që klubi ia komunikoi zyrtarisht edhe vetë Mourinhos”.

“Nuk ka pasur asnjë konsultim me senatorët më parë dhe ishte një vendim i befasishëm edhe për ne. Natyrisht disa gjëra nuk po shkonin mirë dhe në situata të tilla, ai që paguan i pari është trajneri, ndonëse nuk ishte ai fajtori”, u shpreh Cristante.

Që nga ardhja e Daniele De Rossit në krye të Romës, gjërat kanë shkuar mirë për Giallorosët që tani po kërkojnë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme