Gjatë rivalitetit 94-vjeçar, Galatasaray ka shënuar 120 fitore, Beşiktaş 109 fitore, ndërsa 113 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Turqisë, nesër në Stamboll do të luhet derbi i futbollit në mes të ekipeve Galatasaray dhe Beşiktaş, i cili do të jetë ballafaqimi i 343 mes tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Ballafaqimi i parë në mes të Galatasaray dhe Beşiktaş u luajt në vitin e hershëm të 1924-ës dhe në derbin e nesërm klubet nga Stambolli do të masin forcat për të 343-ën herë. Gjatë rivalitetit 94-vjeçar, Galatasaray ka shënuar 120 fitore, Beşiktaş 109 fitore, ndërsa 113 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Në ndeshjet derbi që nga viti 1924 e këtej, Galatasaray 480 herë ka tundur rrjetin e rivalit të saj, ndërsa “Shqiponjat e zeza” 451 herë.
Nëse shikojmë në 10 ndeshjet e fundit derbi në mes të Galatasaray dhe Beşiktaş, janë barazuar shifrat. Të dy klubet kanë shënuar nga katër fitore, ndërsa dy ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Drejtësinë në ndeshjen Beşiktaş – Galatasaray do ta ndajë gjyqtari turk Firat Aydinus ndërsa takimi fillon në ora 18:00 sipas kohës lokale në stadiumin “Turk Telekom Arena” në Stamboll.
Deri në fund të kampionatit turk kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro, ndërkaq situata është mjaft e paqartë. Çdo njërit prej klubeve u mjafton një gabim për të rënë nga gara për kampionin e Turqisë.
Galatasaray kryeson renditjen me 63 pikë, dhe e ndanë vetëm një pikë nga i dyti me radhë – Beşiktaş, i cili deri më tani ka mbledhur 62 pikë. Numër të njëjtë të pikëve si Beşiktaş ka edhe ekipi që radhitet i treti Başakşehir ndërsa në pozitën e katërt ndodhet Fenerbahçe me 60 pikë.
Fenerbahçe sot është mysafire e Kasimpasa në Stamboll kurse Başakşehir udhëton tek Osmanlispor, në Ankara./AA/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...