A ishte në fakt Mohamed Salah ai që ia bllokoi krahun Sergio Ramosit?

17:52 | 30 Maj 2018
Arbresh Info

Serio Ramos dukej se lëndoi Mohamed Salahn në finalen e Ligës së Kampionëve duke e rrëzuar atë në fushë, por një pamje e re sugjeron që Mbreti i Egjiptit luajti një pjesë të tij në këtë gjë.

Përfundimi i ndeshjes ishte i gjithi me plotë diskutime, transmeton portali arbresh.info. Goli i jashtëzakonshëm nga Gareth Bale, dy gabimet e tmerrshme nga Loris Karius që i kushtuan Liverpoolit dhe zëvendësimi i Salahs pas vetëm gjysmë ore lojë pas rrëzimit nga kapiteni i Real Madridit.

Liverpooli humbi ndeshjen në fund me rezultat 3 me 1, por largimi i parakohshëm i yllit të tyre kryesor tronditi të gjithë tifozët e “Redsave”. Madje, një peticion ishte krijuar nga tifozët e frustruar të Liverpoolit që kërkonin të merren masa kundër Ramosit për qëllimin e tij për të fauluar Salahn.

“Sergio Ramos përfaqëson një shembull të tmerrshëm të gjeneratave të ardhshme të lojtarëve në futboll. Në vend që të fitoj ndeshjet me drejtësi, ai përdorë truke që sfidojnë frymën e lojës dhe lojën e ndershme”

“UEFA dhe FIFA duhet të marrin masa kundër Ramosit dhe lojtarëve të ngjashëm duke shfrytëzuar videot e regjistruara nga ndeshjet për të mbajtur shpirtin e lojës”

Por, kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi raportohet se një avokat egjiptian ka nisur një padi masive prej 875 mijë dollarë kundër Ramosit për lëndimin e Salahut, transmeton portali arbresh.info.

Si pasojë e asaj që ndodhi në Kiev, 25-vjeçari, i cili shënoi 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve sezonin e kaluar, do të qëndroj tri javë jashtë fushës, por kjo është një kohë e mjaftueshme që të rikthehet te Egjipti për Kampionatin Botëror në Rusi.

Por, pavarësisht zemërimit ndaj Ramosit, një kënd i ri i këtij incidenti është shfaqur së fundmi.

Ky shfaq që Mbreti i Egjiptit ishte duke u mbështetur në dorën e Ramosit derisa po rrëzohej, gjë që sugjeron që Salah mund të mos jetë aq i pafajshëm sa që mendohej fillimisht./arbresh.info/

https://twitter.com/craiglcfc/status/1000674642347085824

https://twitter.com/marciogj/status/1000778181660631046

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme