Argjentinasi Lionel Messi ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, një rekord i paparë, që nga debutimi i tij në “Camp Nou”, duke ndihmuar Barcelonën në një dekadë suksesi të shkëlqyeshëm.
Ai është kompensuar rregullisht me një paketë pagash, që e bëjnë Messin një nga njerëzit më të pasur në sport, së bashku me kundërshtarin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Megjithatë, sipas “International Journal of Computer Science in Sport”, ai nuk mund të meritojë një vlerësim kaq të lartë. IJCSS përpiloi të dhënat e pagave dhe analizën e performancës nga ligat më të larta të Europës në studimin e tij, duke zgjedhur vitin 2016 si një vit bazë. Variablat e tilla si mosha, pozicioni, klubi dhe një mori e tërë vlerësimesh të atributeve në fushat kyçe u mblodhën dhe u zhvilluan nëpërmjet një algoritmi të dizajnuar për të përcaktuar vlerën reale të secilit lojtar. Dhe pavarësisht statusit të tij, si një nga lojtarët më të mirë në botë, Messi del në krye të listës së yjeve të paguar, me IJCSS që pretendon se vlera e tij e vërtetë është rreth 320,000 € më e ulët se paga aktuale.
“Është e qartë se paga e një lojtari futbolli është prekur nga faktorë të shumtë, që nuk lidhen drejtpërdrejt me punën apo aftësitë. Për shembull, një lojtar i pëlqyer nga tifozët mund të ketë kompensim më të lartë për të pasqyruar shitjet e mallrave dhe biletave”, – nënvizon raporti. – Për shembull, një lojtar i tillë si Lionel Messi merr një pagë javore prej 550,000 €, duke qenë se ajo pjesë e saj është sponsorizimi, shitja e mallrave, të drejtat e imazhit dhe të ardhurat e tjera jashtë fushës së fitimeve, ose performancës në fushë.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...