Problemi më i madh në Manchester Unitedin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaerit është mungesa e lojtarëve të skuadrës startuese.
Kështu beson ish lojtari i klubit, Paul Parker, i cili ka fituar dy tituj në Premierë Ligë nën udhëheqjen e Sir Alex Fergusonit, transmeton portali arbresh.info.
Solskjaeri së fundmi ka marrë detyrën në formë të përhershme te Manchester United pas një periudhe impresive si një trajner i përkohshëm. Por, tri disfatat në katër ndeshjet e tyre të fundit brenda të gjitha kompeticioneve kanë bërë që njerëzit të nënvizojnë madhështinë e detyrës me të cilën përballet norvegjezi.
“Ata kishin nevojë për ndryshime drastike dhe e gjithë kjo ndodhi kundër Wolves”, ka thënë Parker.
“Kjo shfaqi se sa të dobët ata janë në zona”
“Ka shumë lojtarë të mirë në skuadër, por nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm në linjën startuese në nivelin e duhur”
“Sigurisht jo për të shkuar dhe për të fituar Premierë Ligën sezonin e ardhshëm. Mendoj se do të ishte qesharake madje për të folur rreth kësaj”
“Por, ata duhet të jenë një skuadër e përgatitur për t’i dhënë fund çështjes që të përfundojnë në pozitat për Ligë të Kampionëve”
“Djajtë e Kuq” u mposhtën me rezultat 2 me 1 mbrëmjen e së martës nga Wolves./arbresh.info/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...