A është ky prezantimi më i çuditshëm deri tani?

23:21 | 9 Gusht 2018
Arbresh Info

Villarreali ka krijuar me të vërtetë reputacion kur bëhet fjalë për prezantimet në formën më të çuditshme të përforcimeve të tyre.

Me prezantimin e Santi Cazorlas, skuadra spanjolle ka befasuar të gjithë tifozët e mbledhur brenda stadiumit dhe ndjekësit e tyre në rrjete sociale, transmeton portali arbresh.info.

Mesfushori iu ribashkua klubit të vjetër këtë verë pas largimit nga Arsenali me përfundimin e kontratës së tij.

Tani, ne mund të shohim sërish performanca magjike nga lojtari që kishte probleme të shumta me lëndime në vitet e fundit.

Ne nuk jemi ende të sigurt se çfarë ka dashur të thotë Villarreali me formën e prezantimit, por më poshtë mund të shikoni Cazorlan duke dalur nga një pjesë xhami gjigante e mbushur me gaz./arbresh.info/

https://twitter.com/VillarrealCF/status/1027623413299519488

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme