A është Granit Xhaka ende kapiten i Arsenalit? Përgjigjet Unai Emery

15:49 | 1 Nëntor 2019
Arbresh Info

Unai Emery ka ngurruar të flas në lidhje me atë nëse Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i klubit.

Trajneri i Arsenalit ka zbuluar në konferencën e sotme (e premte) për shtyp se mesfushori kosovar nuk do të jetë pjesë e skuadrës as për ndeshjen e së shtunës në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Xhaka ishte fishkëllyer nga tifozët gjatë zëvendësimit ndaj Crystal Palaces pasditen e së dielës kur edhe ofendoi tifozët duke hedhur shiritin e kapitenit në fushë si dhe duke hequr edhe fanellën gjatë rrugës për në tunel.

Kjo ka bërë që kosovari t’i pushtoj kryetitujt e mediave ndërkohë që kërkohej edhe largimi i tij nga titulli i kapitenit.

I pyetur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Wolves në lidhje me këtë çështje, Emery tha:

“Ne ishim duke pritur për deklaratën e tij të hënën para konferencës së fundit këtu të martën. Hapi i ardhshëm është ndeshja e ardhshme. Fokusi është në ndeshjen e ardhshme. Kjo nuk është në mendjen time dhe ai nuk do të luaj nesër”

Arsenali luan në Emirates ndaj Wolves duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme