Google ADS

A është Barcelona në garë për nënshkrimin me Neymarin?

16:48 | 19 Tetor 2018
Arbresh Info

Neymar nuk do të rikthehet te ish klubi tij – Barcelona për shkak se zëvendëspresidenti i klubit ka refuzuar thashethemet rreth një rikthimi befasues në Camp Nou të reprezentuesit brazilian.

Ylli i Paris Saint Germain thuhet se është i pakënaqur në Francë dhe është duke kërkuar të transferohet diku tjetër.

Neymar ka shijuar katër vite të shkëlqyera te Barcelona para se të vendos për një transferim tronditës në Liga 1 te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.

Kur është pyetur nëse Barcelona do të ishte e interesuar për të nënshkruar me ish lojtarin e tyre, zëvendëpresidenti Jordi Cardoner përqeshi rikthimin e tij në klub duke thënë:

“Askush në bordin e Barcelonës nuk ka folur për mundësinë për të sjellë sërish në klub Neymarin, tani ne nuk mund t’iu japim një përgjigje sepse askush madje as nuk e ka përmendur këtë”

“Ai ishte një lojtar që u largua, do të ishte ndryshe sikur ne të mos kishim besim në të dhe tani jemi duke e kërkuar rikthimin e tij, por ky nuk ishte rasti. Nëse ne do të donim të nënshkruajmë me të atëherë bordi do ta diskutonte këtë, por deri tani askush nuk ka folur rreth kësaj”

Neymar u transferua në Paris Saint Germain për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro duke vendosur rekord të ri botëror në merkaton e transferimeve.

26-vjeçari ka realizuar 27 gola dhe ka krijuar një numër të madh asistimesh brena gjithsej 28 paraqitjeve me fanellën e kampionit francez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme